Raport mbi mënyrën e përdorimit të fondeve në Shkollën e Lartë Nehemiah Gateway

 

I.            Organizimi i drejtimit

 

Akademia Nehemiah Gateway operon me NIPT sekondar, nën Fondacionin Nehemiah Gateway Albania, i regjistruar si organizatë jo-fitimprurëse me numër NIPT-i J64103684E. Të gjitha regjistrimet dhe deklarimet financiare realizohen nën Fondacionin Nehemiah Gateway Albania. Organet drejtuese të Fondacionit janë Bordi Mbikëqyrës dhe Drejtori Ekzekutiv. Fondacioni Nehemiah Gateway Albania drejtohet nga Drejtori Ekzekutiv dhe dy Zëvendës Drejtorë.  

Akademia Nehemiah Gateway drejtohet nga Senati Akademik, Rektori, Bordi i Administrimit dhe Administratori sipas Ligjit për Arsimin e Lartë. 

 

II.           Mirëpërdorimi i burimeve

 

Akademia Nehemiah Gateway mbështetet nga donatorë që na besojnë duke dhuruar, investuar energji dhe njohuritë e tyre. Ata ndajnë të njëjtin pasion me ne për të ndihmuar njerëzit dhe për t’iu dhënë një të ardhme më të mirë. Ky besim na motivon ne si Akademia Nehemiah Gateway për të trajtuar financat në mënyrë profesionale, të punojmë në mënyrë efikase dhe të përkushtuar duke respektuar rregullat dhe kufijtë ligjorë. Për këtë gjë Akademia Nehemiah Gateway dhe Fondacioni, pjesë e të cilit ajo është, ka ndërtuar një manual të brendshëm, duke përmbledhur standardet më të mira të fushës, udhëzime, rregulla, politika, procedura, etj. që të gjitha projektet t’i respektojnë dhe t’i përdorin në mënyrë të përgjegjshme. Në këtë mënyrë Akademia Nehemiah Gateway siguron që çdo burim i të ardhurave të menaxhohet në mënyrën e duhur dhe të shkojë në destinacionin për të cilin është dhuruar. Për ne, transparenca dhe komunikimi me donatorët është shumë i rëndësishëm.

 

Stafi është i përkushtuar të trajtojë me përgjegjësi mjetet dhe fondet e organizatës. Planifikimi i buxhetit kalon në disa faza të vendimmarrjes dhe miratohet nga Bordi i Administrimit. Për përgatitjen deri në miratimin e buxhetit ndiqen rregulloret dhe procedurat e përcaktuara në manual. Çdo drejtues i njësisë bazë dhe asaj kryesore është përgjegjës për menaxhimin dhe kontrollin e buxhetit dhe krahasimit mujor me aktualin. Për çdo transaksion të Akademsë Nehemiah Gateway pagesat realizohen nga shefi i financave, i autorizuar për çështje bankare dhe i nënshtrohen kontrolleve të rregullta. Të gjitha financat e siguruara nga donatorët apo dhe shërbimet kanë përmbushur qëllimet e Akademisë Nehemiah Gateway duke ofruar studime cilësore për studentët dhe duke ofruar kurse dhe trajnime të ndryshme.

Për më tepër, pasqyrat financiare të Nehemiah Gateway Albania përveç auditimit të jashtëm të kërkuar me ligj, kontrollohen çdo vit nga një grup auditimi i brendshëm, me ekspertë të kontabilitetit nga SH.B.A. dhe Gjermania për të siguruar respektimin dhe ndjekjen e procedurave si dhe për të pasur një pasqyrim sa më transparent të burimeve financiare.

 

III.          Plani buxhetor afatmesëm

 

Për një parashikim dhe menaxhim sa më efikas dhe transparent të fondeve, Akademia Nehemiah Gateway harton çdo vit planin buxhetor afatmesëm.

 

Plani buxhetor afatmesëm aktual mbulon vitet 2019-2021, i cili miratohet nga Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit të Akademisë Nehemiah Gateway. Ky plan buxhetor parashikon një mbajtje stabël të buxhetit të përgjithshëm të shkollës, duke rritur të ardhurat nga tarifat e studentëve dhe duke optimizuar shpenzimet.

Ky plan buxhetor është pjesë e Planit Strategjik të Akademisë Nehemiah Gateway, i cili miratohet në muajin dhjetor të çdo viti. Plani Strategjik i aktualizuar ndërtohet mbi 6 shtylla kryesore, të cilat janë:

1.     Stabilizimi i programeve të ofruara të studimit, duke rritur cilësinë e kurrikulës dhe mësimdhënies;

2.     Stabilizimi i programeve të trajnimeve profesionale dhe kualifikimeve të mëtejshme;

3.     Rritja e numrit të studentëve të regjistruar në programet tona akademike;

4.     Qëndrueshmëria financiare e Akademisë, nëpërmjet rritjes së të ardhurave dhe optimizimit të shpenzimeve, për të rritur efektivitetin e fondeve të shpenzuara;

5.     Forcimi i kërkimit shkencor, nëpërmjet projekteve kërkimore, lokale dhe rajonale, të cilat orientohen drejt nevojave të komunitetit;

6.     Sigurimi i mëtejshëm i cilësisë së brendshme dhe akreditimit të programeve akademike dhe atij institucional.

 

IV. Arritjet në gjetjen e burimeve të financimit dhe mënyra e përdorimit të fondeve

 

Akademia Nehemiah Gateway si pjesë e Fondacionit Nehemiah Gateway Albania mbështetet kryesisht nga donacionet. Fondacioni Nehemiah Gateway Albania është pjesë e Nehemiah Gateway Team (NG Team). Nehemiah Gateway Team përbëhet nga: NGS gGmbH, NG US, NG CH, NG AL. NG Team ka zyra në Gjermani, Nuremberg dhe Berlin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Colorado. Këto zyra koordionojnë shumëllojshmërinë e projekteve të të gjithë Nehemiah Gateway Team në nivel ndërkombëtar dhe njëkohësisht janë pika kontakti për donatorët dhe mbështetësit. Po ashtu, këto zyra krijojnë dhe mirëmbajnë rrjete që mbështesin punën e NG Team duke përfshirë njerëz nga fushat e politikës, biznesi etj. në vende ku NG Team operon. NGS gGmbH, e cila është një kompani jo-fitimprurëse me përgjegjësi të limituar, ka investuar financiarisht në të gjithë punën e NG Team. Kjo përfshin edhe administrimin e aseteve dhe operimin e bizneseve trajnuese si “Lindenhof Resort & Events GmbH” dhe “MoHab GmbH”. Duke qenë se shpenzimet administrative të Nehemiah Gateway Albania mbulohen të gjitha nga NGS gGmbH, kjo mundëson që të gjitha donacionet financiare të ngritura për projektet tona soiciale dhe edukative të kalojnë plotësisht për qëllimin e dhuruar duke u përdorur direkt në projektet tona pa kosto administrative të shtuar.

 

Donacionet janë të ndryshme si:

·       Donacione financiare (për vetëm njëherë si dhe donacione të rregullta) 

·       Donacione me të mira materiale

·       Punë vullnetare nga ekspertë të fushave të ndryshme profesionale

 

Gjithashtu, Akademia Nehemiah Gateway ka mundësi të krijojë të ardhura nga tarifat e studimit që sigurohen nga studentët, të cilët kanë mundësi t’i përballojnë ato. Studentët gjithashtu kanë mundësinë e fitimit të bursave të plota ose të pjesshme. Për vitin 2020 natyra e burimeve financiare të arritura nga Akademia Nehemiah Gateway është si më poshtë:

 

Diagram nr. 1

Natyra e burimeve financiare

Picture 1.png

Burimi financiar më i madh i Akademisë Nehemiah Gateway për vitin 2020 është nga donacionet 88.80% (86.40% donacione të rregullta, 1.50% donacione për vetëm njëherë dhe 0.32% donacione me të mira materiale, 0.58% transferta të brendshme midis projekteve për mbulimin e kostove dhe shërbimeve të ofruara dhe këto janë mbuluar gjithashtu nga donacionet e rregullta). Ndërsa të ardhurat nga shërbimet ndaj të tretëve janë 11.20%.

 

Ndërsa natyra e shpenzimeve, vlera e të cilave për 2020 ka qenë 51,899,526 lekë është shpërndarë si te diagrami nr. 2, si më poshtë:

 

Diagram nr. 2

Natyra e shpenzimeve

Picture 2.png

 

Shpenzimet me përqindje më të lartë janë shpenzime për personelin, shpenzime për shkak të shërbimeve dhe shpenzime të tjera. Të gjitha donacionet apo të ardhurat shkojnë për të mbuluar shpenzimet për plotësimin e qëllimit dhe objektivave të Akademisë Nehemiah Gateway.

 

Diagram nr. 3

Natyra e shpenzimeve sipas njësive bazë dhe kryesore

 

Picture 3.png

Në diagramin nr. 3 reflektohen ndarja e shpenzimeve sipas njësive bazë dhe kryesore. Përqindja më e madhe e shpenzimeve është për fakultetin me 50.19%, i cili është i përbërë nga tre njësi bazë si:

•       27.12% për Departamentin e Biznesit

•       4.68% për Departamentin e Edukimit

•       0.62% për Qendrën e Kërkimit Shkencor

dhe 17.77% shpenzime të përgjithshme të fakultetit.

Pjesa tjetër e shpenzimeve është përdorur për shpenzime të përgjithshme për Rektoratin me 26.48% dhe Adminstratën me 23.32%.