Akademia Nehemiah Gateway u themelua në vitin 2008 me qëllimin e vetëm për të përmbushur misionin tonë:

 

Të ndihmojmë dhe fuqizojmë njerëzit që në mënyrë të qëndrueshme të formojnë dhe përcaktojnë jetët e tyre me dinjitet dhe pavarësi.

 

Mision me të cilin identifikohen të gjithë anëtarët e NG Team.

(Mëso më shumë për NG Team)

Për ta përmbushur këtë mision, ne synojmë të:

Edukojmë dhe fuqizojmë studentë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, që përmes programeve akademike, teorisë dhe praktikës, të zbulojnë, zhvillojnë dhe realizojnë potencialin e tyre si individë dhe si anëtarë të përgjegjshëm të shoqërisë, duke kontribuar në rritjen e qëndrueshme ekonomike të saj.

Ofrojmë trajnime që përmbushin standardet kombëtare dhe ndërkombëtare akademike, si edhe ato të aftësisë profesionale. Bazuar në një gamë të gjerë të aftësive dhe njohurive, synojmë t'i zgjerojmë më tej trajnimet përmes bashkëpunimit me firmat partnere dhe institucionet.

Operojnë në një mjedis nxënieje me një perspektivë globale ku studentët zhvillojnë aftësitë e tyre akademike, kërkimore dhe sociale, si dhe përdorin të menduarin kritik për të zgjeruar botëkuptimin e tyre dhe perspektivat e jetës.

Edukojmë studentët në një nivel konform me aftësinë e tyre, për të patur sukses në jetë, biznes, shkenca sociale, arsim dhe sipërmarrje, të cilat çojnë në ide të qëndrueshme të biznesit.  

Vlerat 

 

Falja

Nuk është detyra jonë të gjykojmë apo dënojmë njerëzit. Vetëm nëse jemi të gatshëm të dhurojmë dhe pranojmë falje, atëherë ekziston mundësia për një botë më paqësore.

Respekti

Ne respektojmë gjithsecilin, pavarësisht origjinës, moshës, gjinisë, statusit, besimit apo opinionit. Për ne, respekti shkon përtej pranimit dhe tolerancës.

Integriteti

Nëpërmjet mënyrës sonë të jetesës dhe të veprimtarisë, ne përpiqemi të jemi të vërtetë dhe të përkushtuar.

Ndershmëria

Ne ndjejmë që në veprimet dhe fjalët tona, jemi të përkushtuar ndaj së vërtetës pa kufizime dhe përpiqemi të jetojmë dhe veprojmë gjithmonë sipas këtyre parimeve.

Dhembshuria

Eshtë e qartë se një nga qëllimet tona është të jemi bamirës dhe të mëshirshëm me të tjerët dhe veten. Bamirësia dhe simpatia nuk mund të fitohen, ato vetëm mund të dhurohen dhe për këtë arsye, ne i japim ato kurdo që është e nevojshme dhe e mundur.

Përkushtimi

Nëpërmjet punës dhe veprimeve tona, ne shpresojmë që të frymëzojmë njerëzit për një botë më të mirë ku mbizotëron shpresa, falja dhe dashuria, si dhe të inkurajojmë të tjerët të shprehin këto vlera në jetën e tyre.

Motoja jonë

Shpjegimi i termit "BONITAS ET SOLLERTIA"

Bonitas

Mbiemri "bonus", mbi të gjitha, do të thotë thjesht "i/e mirë". "Boni" në fjalimet dhe shkrimet e romakut Cicero ishin qytetarë të besueshëm politikisht dhe të përgjegjshëm ndaj komunitetit. Bonitasi do të thotë integritet dhe fisnikëri.    

Gjermanisht "Bonität", në fushën financiare do të thotë besueshmëri. Me fjalë të tjera, ajo përshkruan cilësinë e një klienti bankar, rrethanat profesionale dhe financiare të të cilit janë të shëndosha dhe të zbatueshme dhe mund t’i besohet vlerë monetare pa rrezik.    

Sollertia 

Sollertia është përshkruar në një mbishkrim (ku lexohet vetëm me një "l") te sundimtari Heinrich I, i cili kishte rinovuar tërësisht një shkollë fillore në qytetin Thuringian, në Schleiz, në vitin 1735:

"Përkujdesja e Heinrich të Parë restauroi këtë ndërtesë. Le të largohet plogështia dhe përtacia".   

Prandaj, Sollertia qëndron, mbi të gjitha, për zellin si e kundërta e plogështisë dhe përtacësisë, të cilat janë edhe shkaktare të varfërisë. Kuptimi origjinal i fjalës, gjithashtu, shpreh aftësi, shkathtësi dhe zgjuarsi. Aftësia, shkathtësia dhe zgjuarsia, në një formë të kultivuar, janë karakteristikë e personaliteteve krijuese dhe ndërmarrëse. Këto cilësi i lejojnë njerëzit të kapërcejnë pengesat dhe të krijojnë gjëra të reja.