Akreditime

Akademia "Nehemiah Gateway" është e përkushtuar të sigurojë cilësi lartë në arsim.

Një avantazh i jashtëzakonshëm dhe i rrallë i akreditimit të trefishtë, nënvizon standardet tona të larta që hapin dyert për të diplomuarit në një nivel ndërkombëtar: diplomat janë të akredituar në Gjermani, në Sh.B.A dhe në Shqipëri.

521289ed4ae90519ecbe7129a9121af6_XL.jpg

 

Shqipëri

Akademia "Nehemiah Gateway" është një institucion i arsimit të lartë, i licencuar dhe i autorizuar nga qeveria shqiptare për të ofruar programe studimi universitare.

Më 19 prill 2024, Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), organi publik që mbikëqyr akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, i dha Akademisë “Nehemiah Gateway” akreditimin institucional për një periudhë pesëvjeçare, të vlefshëm deri më 18 prill 2029. Ky vendim, i regjistruar si Vendim Nr. 73, tregon vazhdimësinë e përputhjes së institucionit me standardet e vendosura nga ASCAL.

Akademia "Nehemiah Gateway" ka marrë akreditimin e parë nga ASCAL më 21 shtator 2017.

Programi Bachelor në "Biznes dhe Ekonomi" është riakredituar nga FIBAA, një agjenci gjermane akreditimi, deri më 29 shtator 2030. Vendimi i FIBAA-s është në rishikim për njohje nga ASCAL. Më parë, ky program Bachelor është akredituar nga ASCAL më 20 tetor 2017, me Vendim Nr. 97, për një periudhë gjashtëvjeçare, i vlefshëm deri më 30 shtator 2023.

 *ASCAL njeh akreditimet nga agjencitë anëtare të Shoqatës Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), përfshirë edhe Fondacionin për Akreditim Ndërkombëtar të Administrim Biznesit (FIBAA) nga Gjermania.

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL)

Rruga e Durrësit, Nr. 219
Tiranë
Shqipëri

Tel.: +355 042 266 302
Email: info@ascal.al
Website: www.ascal.al

fibaa-logo-de.gif

 

Gjermani / Evropë

Më 14 qershor 2024, agjencia gjermane e akreditimit FIBAA, e cila është anëtare e Shoqatës Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), mori vendimin për riakreditimin e dytë të programit tonë Bachelor në "Biznes dhe Ekonomi" deri më 29 shtator 2030. Ky program është akredituar për herë të parë nga FIBAA në nëntor 2012 dhe riakredituar në shkurt 2016.

Programi ynë Master i Shkencave në "Menaxhim” me profil në “Biznes” është akredituar nga FIBAA më 23 mars 2022. Ky akreditim është i vlefshëm deri në fund të semestrit dimëror 2027/28, saktësisht deri më 30 shtator 2028.

Fondacioni për Akreditim Ndërkombëtar të Administrim Biznesit (FIBAA)
Berliner Freiheit 20-24
D-53111 Bonn
Gjermani

Tel.: +49 228 2803560
Email: info@fibaa.org
Website: www.fibaa.org

TRACS-Logo-web-trans.png

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Akademia "Nehemiah Gateway" është anëtare e Shoqatës Transnacionale të Kolegjeve dhe Shkollave të Krishtera (TRACS). TRACS është një akreditues institucional i njohur nga Departamenti i Arsimit të Shteteve të Bashkuara (ED), nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) dhe nga Rrjeti Ndërkombëtar për Agjencitë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (INQAAHE).

Institucioni ynë është riafirmuar si një institucion i Kategorisë III nga Komisioni i Akreditimit të TRACS më 26 prill 2022. Ky status akreditimi është i vlefshëm deri më 30 qershor 2032. Akademia "Nehemiah Gateway" ka ruajtur Statusin e Akredituar si një institucion i Kategorisë III nga TRACS që nga 19 prilli 2016.

Shoqata Transnacionale e Kolegjeve dhe Shkollave të Krishtera (TRACS)
15935 Forest Road Forest
Virginia 24551
SHBA

Tel.: (434) 525-9539
Email: info@tracs.org
Website: www.tracs.org