
Kriteret e pranimit
Programi Bachelor
- Nota mesatare e Maturës Shtetërore: 7 (minimumi)
- Nota mesatare e matematikës: 7 (minimumi)
- Aftësi në gjuhën angleze, certifikatë e nivelit B1 (TOEFL iBT 57/86); (TOEFL ITP 460); (TOEIC 381/649)
Programi Master
- Nota mesatare e Bachelor: 7 (minimumi)
- Aftësi në gjuhën angleze, certifikatë e nivelit B1 sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë .

Aplikimi
Nëse i plotësoni të gjitha kërkesat e pranimit për në Akademinë Nehemiah Gateway, mund të vazhdoni me aplikimin. Butonat e mëposhtëm do t'ju çojnë në procedurën e nevojshme:

Intervista
Aplikantët janë të ftuar për një intervistë me Komisionin e Pranimit të Akademisë Nehemiah Gateway. Intervista mundëson njohjen midis aplikantit dhe institucionit, si dhe gjithashtu institucioni mund të kuptojë më mirë motivimin e aplikantit për të studiuar në Akademinë Nehemiah Gateway.