Bachelor në Ekonomi dhe Biznes

Që çdo biznes të jetë i suksesshëm, drejtuesit duhet të njohin mirë praktikat themelore të biznesit. Prandaj ne në Akademinë Nehemiah Gateway, me anë të personelit akademik të kualifikuar nga e gjithë bota, jemi të përkushtuar të ofrojmë këtë lloj arsimi.  

Përmes metodave tona të kombinimit të teorisë dhe praktikës, ne synojmë t'i pajisim plotësisht studentët tanë për të qenë të suksesshëm si në biznes ashtu edhe në jetë.


Kurrikula

Me diplomën Bachelor në Ekonomi dhe Biznes, ne ju pajisim me njohuri të plota mbi fushat e Biznesit dhe Menaxhimit. Gjatë studimeve tuaja do të mësoni rreth Menaxhimit, Kontabilitetit, Financës, Burimeve Njerëzore dhe Marketing-ut. Përmes fazave teorike, të kombinuara me fazat praktike, të cilat janë të kombinuara në një raport 50% me 50%, ju jeni përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për t'u përballur me ambientin e punës ose për të realizuar idetë tuaja të mëtejshme për biznes.


Teoria dhe Praktika

Në bashkëpunim me një partner biznesi, ju do të përgatiteni nga ana akademike, por edhe ajo praktike, kështu që jeni edhe "student" edhe "i punësuar".

Tre vitet akademike janë të ndarë në një afat kohor tre-mujor, të cilët janë të alternuar midis teorisë dhe praktikës. Modulet e teorisë zakonisht zhvillohen në kampusin tonë në Buçimas, Shqipëri.

 Programi është i përbërë nga teori, edukim akademik, në fushat e ndryshme të ekonomisë dhe biznesit (140 ECTS), trajnim praktik (30 ECTS) dhe teza (10 ECTS); në total 180 ECTS. Çdo vit akademik përfshin dy semestra (secili prej 24 javësh); për çdo semestër përfshihen 12 javë studime akademike dhe 12 javë trajnim praktik në një kompani.


Tarifat e shkollimit, bursat dhe politika e rimbursimit

Tarifat e Shkollimit

Tarifa e regjistrimit 1.300 lekë (pas regjistrimit në universitet)*

Tarifa e shkollimit 300 Euro / muaji (12 muaj)

Më shumë informacion mbi tarifat dhe pagesat mund të gjeni këtu.

* tarifat mund të ndryshojnë në të ardhmen - tuition fees may change in the future

Bursat

Aplikantët e kualifikuar të Akademisë Nehemiah Gateway kanë mundësinë të aplikojnë për një bursë të plotë, ose të pjesshme. Aplikantët ndërkombëtarë që gjithashtu aplikojnë për bursë mund të marrin vetëm pranimin me kusht të Akademisë Nehemiah Gateway. Klikoni këtu për të aplikuar për bursa studimi.

Politika e rimbursimit

Studentët që largohen nga studimet e tyre kanë të drejtë të marrin një rimbursim të tarifave të studimit të paguar. Shuma e rimbursimit do të bazohet në planin e mëposhtëm:

• Studentët që largohen para fillimit të vitit akademik ose gjatë javës së parë të mësimit kanë të drejtë për një rimbursim të plotë (100%) të tarifave të shkollimit të paguar.

• Studentët që largohen gjatë javës së dytë të mësimit kanë të drejtë për një rimbursim prej 75% të tarifave të aplikuara të shkollimit të paguara.

• Studentët që largohen pas javës së dytë të mësimit nuk kanë të drejtë për rimbursim të tarifave të paguara të shkollimit.

Ju lutemi vini re se tarifa e regjistrimit ose tarifat e tjera administrative nuk mund të rimbursohen!